Raiola nuk përmbahet: FIFA si një diktator komunist, ju tregoj nismën tonë

schedule22:11 - 9 Mars, 2020

schedule 22:11 - 9 Mars, 2020

Mino Raiola ndodhet në “luftë” të hapur me FIFA-n. Një ndër agjentët më të mëdhenj në botën e futbollit ka shpërthyer kundër qeverisë botërore të futbollit. Në një prononcim për Marca, Raiola e krahason FIFA-n me një diktator komunist dhe flet rreth së ardhmes.

FIFA i ngjan një diktatori komunist, i cili i tregon në çdo moment njerëzve se çfarë duhet të bëjnë. Opozita është frontale dhe transparente, njerëzit e kanë kuptuar. Po punojmë me shoqatën zviceriane nga Zvicra, këtu ku janë edhe zyrat e FIFA-s. Ne po kërkojmë një mënyrë më transparente të të punuarit dhe nëse FIFA dëshiron ta bëjë atë, kjo është e shkëlqyer.

Duhet t’i bëjnë gjërat të qarta, të pohojnë të drejtat tona dhe ne do të fillojmë të flasim. FIFA thotë vetëm se ajo vendos. Kjo është qesharake. Agjentët thonë se është i nevojshëm një ndryshim, një linjë tjetër veprimi. Futbolli ka nevojë për një sistem të dytë. FIFA sot dëshiron të jetë gjithçka: qeveria, pjesa tregtare dhe pjesa juridike. Kjo është e pamundur.

Pse duhet të marrin një pjesë të parave tona? Në Europë ne organizohemi me klubet dhe nuk ka asnjë problem. Pse duhet të kaloj përmes FIFA-s nëse po negocioj diçka me UEFA-n? Ne nuk do të diskutojmë më me FIFA, do e bëjmë këtë vetëm kur ata të tërheqin propozimet e tyre. Në çdo rast, ne do të luftojmë për të krijuar një sistem të dytë, larg nga ai i FIFA.

Në Evropë mund të kemi organizatat tona të transferimit, të lojtarëve dhe agjentëve. Ne nuk kemi nevojë për FIFA. Nuk është e mundur që një organizatë me shumë probleme korrupsioni, të jetë ajo që zgjidh problemet. Ata duhet të zgjidhin problemet e tyre“, përfundon Raiola. /abcnews.al