RAI sqaron vendimin për dyshen Meta – Moro

schedule09:47 - 8 Shkurt, 2018

schedule 09:47 - 8 Shkurt, 2018

E përfolur që në fillim si kënga pretendente për të fituar Sanremon, ajo e interpretuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, do i nënshtrohet gjatë ditës verifikimve të tjera. RAI, me anë të një deklarate zyrtare sqaroi se performaca e artistit me origjinë shqiptare dhe atij italian, është shtyrë deri në marrjen e një vendimi.

RAI me anë të një deklarate zyrtare konfirmoi se organizuesit e festvalit të Sanremos kanë rënë dakord me drejtorin artistik, Claudio Baglioni, për të shtyrë performancën e dyshes Ermal Meta – Fabrizio Moro, e cila ishte parashikuar për mbrëmjen e së mërkurës. Vendimi u mor në prutje të verifikimeve për akuzën që i është bërë se kanë shkelur rregulloren e festivalit me këngën “Non mia avete fatto niente” – Nuk më keni bërë asgjë.

Kënga e dyshes Meta – Moro ka ngjashmëri në muzikë dhe në tekst me versionin e një kënge të 2016-ës, që është krijuar po nga i njëjti autor.

Pavarësisht akuzave në rregulloren e Sanremos parashikohet mundësia për të përdorur pjesë të këngëve të realizuara më pas në masën e një të tretës. Dhe në fakt në konferencën e parë për shtyp në 4 shkurt, Rai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një plagjiaturë. Autori i këngës është i njëjti dhe rregullorja lejon përdorimin e disa fragmenteve, por jo më shumë se në 30 për qind të këngës. Për këtë arsye kënga e Meta – Moro është një pjesë e re muzikore me të gjitha të dhënat e saj. Zëvendës drejtori i RAI-t Klaudio Fasulo, theksoi dhe njëherë se nuk ka vend për polemika, pasi kënga nuk është një plagjiaturë. Vetë autori, kishte deklaruar se ishte një ripërpunim i krijimit të tij./abcnews.al