RAI 3, opozita italiane dhe Tirana/ Minxhozi: Kur një media do të nxjerrë një dritë negative, ia arrin qëllimit. Rama s’e ka problem!

schedule20:55 - 5 Qershor, 2024

schedule 20:55 - 5 Qershor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për kampin e emigrantëve në Gjadër, duke u ndalur edhe tek incidentin me deputetin e opozitës italiane, i cili hodhi akuza ndaj kryeministres Meloni, ndërsa kjo e fundit vizitoi kampin në Gjadër dhe në Shëngjin.

Minxhozi ndërsa u ndal tek dokumentari i RAI3 tha se kur një media do të nxjerrë një dritë negative, ajo ia arrin qëllimit. Megjithatë nënvizoi se kryeministri Rama i ka përballuar më së miri akuzat.

“Kur një media do të nxjerrë një dritë negative, ajo ia arrin qëllimit. Besoj që edhe vetë RAI 3 i ka njohur mangësitë që ka pasur, kur munguan të nxjerrin Engjëll Agaçin. Po kështu edhe ngjarje të tjera që nëse do të mblidhnin dhe puntatat duke kaluar deklaratat e rënda të Ahmetajt pjesa tjetër janë gjëra të thëna. “Supë e vjetër pjata të reja”. Edi Rama e dimë se si është… Të gjithë miqtë kryesor të Edi Ramës janë figura të forta të të djathtës europiane. E kujtojmë që me administratën Trump; Rama ka përballuar krizat më të mëdha. Pra Edi Rama nuk e ka fare problem nuk sheh fare ndryshime… Takimi i sotëm ishte i referuar me shkrim sepse ishte për një temë delikate në moment delikat. Batutat e Ramës kanë një vlerë, por jo në të gjitha drejtimet”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!