Raftet bosh në Britani, pse tregu ka mbetur pa domate?

schedule14:36 - 21 Shkurt, 2023

schedule 14:36 - 21 Shkurt, 2023

Britania po përballet me një mungesë domateje pasi furnizimet për supermarkete si lideri i tregut Tesco dhe zinxhiri numër dy Sainsbury’s u prekën nga problemet e korrjes në Evropën Jugore dhe Afrikën veriore.

Tregtarët thanë se situata u përkeqësua nga prodhimi më i ulët i dimrit në serrat në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë për shkak të kostove të larta të energjisë.

Andrew Opie, kreu i ushqimit dhe qëndrueshmërisë në Konsorciumin Britanik të Retail (BRC), i cili përfaqëson zinxhirët kryesorë të supermarketeve, tha se kushtet e vështira të motit në Evropën Jugore dhe Afrikën veriore kishin shkaktuar probleme me korrjen e produkteve të ndryshme si domatet dhe specat.

“Ndërsa problemet pritet të zgjasin për disa javë, supermarketet janë në gjendje të menaxhojnë çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe po punojnë me fermerët për të siguruar që klientët të kenë akses në një gamë të gjerë prodhimesh të freskëta,” shtoi ai.

Në rrjetet sociale ka pasur shumë foto të rafteve të zbrazëta të frutave dhe perimeve, me mungesë të veçantë të domateve.

Edhe pse kryesisht e vetë-mjaftueshme gjatë muajve të verës, Britania zakonisht importon 95% të domateve që konsumon dhe 90% të lakrave në dispozicion të konsumatorëve midis dhjetorit dhe marsit, sipas shifrave të BRC.

Vitin e kaluar, supermarketet e Britanisë pësuan probleme me furnizimin për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por disponueshmëria u përmirësua para Krishtlindjeve, me përjashtim të vezëve. Në fillim të këtij muaji, Maroku ndaloi eksportet e domateve, qepëve dhe patateve në vendet e Afrikës Perëndimore në një përpjekje për të ulur çmimet e brendshme dhe për të mbrojtur eksportet në Evropë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!