Rafet Rudi drejton koncertin “Crescendo musicale” të TKOB

schedule19:06 - 30 Janar, 2019

schedule 19:06 - 30 Janar, 2019

Koncerti koral “Crescendo Musicale” vjen për publikun kryeqytetas në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri–Kosovë. Dirigjenti i filarmonisë së Kosovës Rafet Rudi thotë se repertori i përzgjedhur është shpirtëror mes kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj.

Rafet Rudi është një personalitet i muzikës klasike, si kompozitor dhe dirigjent permanent i filarmonisë së Kosovës dhe kritik arti. Megjithëse nuk është hera e parë që vjen në Tiranë për koncert, por premierë për të është drejtimi i orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit.

Repertori i përzgjedhur është spirtual mes kompozitorëve shqiptarë si Jan Kukuzeli, Gjergj Danushi dhe emrave të njohur botërorë si Victoria apo Mozart. Mungesa e një institucioni të operas në Kosovë, sipas specialistit ka bërë që repertorin Filarmonia e Kosovës ta orientojë në dy drejtime.

Ndërkohë që muzikanti pranon se ndikimin nga shkolla e Beogradit ku ai është formuar ka qenë i madh edhe për thellimin në muzikën acapella, por lëvizja në Paris për specializim dhe në qendat e tjera europiane ka ndikuar shumë në shijet e tij.

Bashkëpunmimet janë të domosdoshme mes Shqipërisë dhe Kosovës sipas artistit. Në këndvështrimin e tij si kritik i muzikës nuk ka dilema se Shqipëria ka patur dhe ka krijues të mirëfilltë të muzikës klasike, por ai bën një dallim në dy kohë.

Koncerti koral “Crescendo Musicale” vjen për publikun në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri–Kosovë, datë 3 Shkurt, në Arturbina./abcnews.al