Radu e Gagliardini s’ia hedhin, edhe dy tek Interi në pritje të tamponit

schedule15:37 - 20 Tetor, 2020

schedule 15:37 - 20 Tetor, 2020

Interi nuk do të ketë edhe për pak kohë të gatshëm lojtarë si Gagliardini dhe Radu, pasi tamponi i bërë një ditë më parë ka zbuluar se ata mbeten të infektuar me COVID-19. ata pritet të bëjnë një tjetër tampon në ditët në vijim, në mënyrë që të mund të stërviten me skuadrën.

Tek Interi ndërkohë presin përgjigjet edhe për Milan Skriniar dhe Ashley Young. Edhe ata e kanë bërë tamponin dhe rezultatin do e mësojnë sonte. Gjithsesi ata nuk mund të jenë të gatshëm për ndeshjen me Borussia M’Gladbah, edhe nëse dalin negativë.

Për trajnerin Conte lajmi i mirë është rikthimi i mbrojtësit Bastoni dhe mesfushorit Nainggolan. Gjithsesi në kampin zikaltër janë optimistë, pasi së shpejti grupi i lojtarëve pritet të jetë më i plotë dhe stafi teknik do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje. /abcnews.al