“Radojçiç, si Eskobari i Kolumbisë”, Kurti: Sanksione Serbisë që të mos përsëritet “Banjska”

schedule15:26 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:26 - 9 Tetor, 2023

Për Albin Kurtin arrestimi dhe lirimi i Milan Radojcic  ish- nënkryetarit të Listës Serbe dhe njëkohësisht organizatorit të sulmit të Banjskës është i ngjashëm me marrëveshjen e bosit të drogës Pablo Escobar me Presidentin e Kolumbisë.

Kryeministri u Kosovës u shpreh për median malazeze “Pobjeda” se njësoj si Pablo Escobar, Milan Radojçiç kërkon që të shkojë në një burg mbi të cilin ka kontroll.

Arrestimi dhe lirimi i Radojiçiç të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobari në fakt pranoi të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët dhe jo anasjelltas; gjoja do të vuante dënimin atje,”tha Kurti.

Kreu i qeverisë se Kosovës  ripërsëriti thirrjen e tij ndaj komunitetit ndërkombëtar për të sanksionuar Serbinë duke thene se nese dicka e till nuk ndodh atehere Beogradi do të ripërsëris aktet e agresionit ndaj Republikës së Kosovës. Albin Kurti iu kërkoi miqve dhe partnerëve ndërkombëtar qe te sanksionojne gjithashtu edhe organizatat e ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’.

Provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni kundër Republikës së Kosovës. Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin. Gjithashtu organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ duhet të shpallen organizata terroriste nga vendet tona mike, partnere dhe aleate, ” shtoi ai.

Kryeministri I Kosovës beri thirrje që terroristët e arratisur nga Banjska me 24 shtator  t’iu dorëzohen autoriteteve të Kosovës./abcnews.al