Radhët në kufi, Rudina Hajdari: Do të bisedojë personalisht me homologët e Parlamentit Grek

schedule16:15 - 14 Gusht, 2020

schedule 16:15 - 14 Gusht, 2020

Deputetja ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit në pikën kufitare të Kakavijës.

Ajo ka postuar në Instagram një video teksa shihen emigrantët shqiptarë në radhë dhe debatet e krijuara mes tyre.

Hajdari shprehet shumë e shqetësuar dhe i bën thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime, por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Gjithashtu i bën thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe, por të hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Hajdari premton se do të angazhohet në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Reagimi i plotë:

Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije.
Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.
Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.
Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.
Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.
Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.
Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!!
Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CD30SP-A8YV/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!