Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Radhë të gjata të shqiptarëve në Kakavijë, nisen drejt Greqisë si punetorë sezonal

schedule10:48 - 1 Qershor, 2020

schedule 10:48 - 1 Qershor, 2020

Radhë të shumta shqiptarësh që nisen drejt Greqisë janë regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës.

Kryesisht janë punëtorë sezonal, që përfituan nga hapja e kufijve për të ikur në shtetin fqinj për të punuar.

Siç raporton për ABC News gazetari Orgest Sako, pamundësia për tu punësuar në vendin tonë i ka detyruar të gjejnë punë në Greqi.

Ata thonë se u leverdis më shumë të shkojnë dhe të punojnë në Greqi, edhe pse vetëm gjatë sezonit dhe duke iu nënshtruar karantinës për 14 ditë sipas rregullave të vendosura nga shteti fqinj.

“Punojmë në ndërtim, çfarë pune të gjejmë. Na leverdis të shkojmë të punojmë në Greqi edhe pse duhet të qëndrojmë në karantinë. Kontrolle shëndetësore në kufi nuk kemi parë”, thotë një nga qytetarët.

Në këtë pikë kufitare problematikë mbetet mungesa e një terminali duke bërë që qytetarët të qëndrojnë jashtë në kushte të vështira dhe pa masa të sigurisë për shëndetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!