Qytetarët janë dyndur nëpër furrat e bukës në orët e para të mëngjesit për të bërë blerje.
Pavarësisht radhëve qytetarët ruajnë distancën nga njëri – tjetri duke zbatuar rekomandimet e dhëna nga institucionet shëndetësore e madje janë të apisur edhe me masa mbrojtëse.
Pas apelit të bërë për blerjen e bukës të paprerë në furra konstatohet se nuk shitet bukë e prerë.Madje edhe vetë qytetarët shprehen se bukën e kanë blerë të paprerë për të shmangur mundësitë e infektimit me Koronavirusi apo të infeksioneve të tjera.
Shoqata e prodhuesve të bukës në vend duke marë shkas nga situata e krijuar nga përhapja e COVID-19 thekson se është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve .
Ekspertët sqarojnë se nëse një bukë pritet kjo shkakton prishje të guackës mbrojtëse që është pjekur me temperaturë 230-240 °,duke krijuar pasoja shumë të mëdha për intoksikimin./abcnews.al