Radhë në poliklinikën e Fierit, 5 sportele nuk mjaftojnë

schedule14:05 - 17 Shtator, 2019

schedule 14:05 - 17 Shtator, 2019

Në Poliklinikën qendrore të Fierit ka fluks qytetarësh që presin të marrin shërbimin. Ky fluks është vërejtur prej ditësh dhe pse në punë janë pesë sportele.

Javet e para të shtatorit janë reflektuar me fluks të lartë qytetarësh në poliklinikën e Fierit. Qytetarë presin në rradhë për të marrë shërbimet mjekësore si planifikimi i vizitave te mjeku specialist dhe raportet shëndetësore për institucionet.

Ky fluks i ka gjetur të papërgatitur sportelet që megjithëse 5 të tillë nuk mjaftojnë për t’u dhënë shërbimin në kohë qytetarëve.

Aspekti organizativ i poliklinikës së Fierit mbikëqyret nga drejtoria e shëndetit publik, ndërsa drejtoria e spitalit përgjigjet për shërbimin mjekësor.

Duket se kjo varësi e dyfishtë ka çuar në konfuzion dhe radhë të gjata madje edhe në mungesë angazhimi të sportelistëve si rasti i kësaj nëpunëseje që shihni pamje e cila e braktis vendin e punës megjithëse qytetarët presin në radhë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!