Emir Sahiti ka fituar në derbin e shqiptarëve me Eros Grezdën në Kroaci. Hajduk Split, me rezultatin 2-1 mori pikët e plota kundër Sibenik në shtëpi.
Sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 dhe më pas zgjodhi Kosovën, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 30-të.
Sofascore e ka vlerësuar Sahitin me notën 7.7 dhe në një rreshtim 3-4-2-1 ai është në mbështetje të sulmit në formacionin e javës. / abcnews.al