Racizmi në Amerikë, Alicia Keys ka frikë për djemtë e saj

schedule12:06 - 15 Shtator, 2020

schedule 12:06 - 15 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur Alicia Keys ka pranuar së fundmi se është e tmerruar për faktin se po i rritë dy djemtë e saj në një botë kaq armiqësore.

Ylli i hitit “Empire State of Mind” e cila e ka një djalë nëntë vjeçar, Egypt dhe një gjashtë vjeçar, Genesis, me bashkëshortin Swizz Beats, ishte shtatzënë me fëmijën e dytë kur në vitin 2014 kur lëvizja “Black Lives Matter”, e organizoi një protestë madhore pas vrasjes së një adoleshenti afrikano-amerikan nga një polic në Missouri.

Në atë moment, Alicia pranoi se klima politike në vend e rëndonte shumë mendjen dhe zemrën e saj.

E pyetur nëse atëkohë ishte në ankth për faktin se po e sillte në jetë të një djalë, këngëtarja tha: “Ishte një eksperiencë tmerruese. A vazhdoj të jem e brengosur për sigurinë e djemve të mi? Po. A është kjo një ndjenjë torturuese? Po. Vetëm fakti se një fëmijë afrikano-amerikan duhet të mendojë nëse një polic është i mirë apo i keq, është çmenduri e vërtetë. Ka shumë polic të mirë dhe të ndershëm, por është i mundimshëm fakti se ti duhet ta trajnosh trurin tënd që jo gjithmonë gjërat mund të shkojnë mirë”.

39-vjeçarja po ashtu u shpreh se e urren të përshkruhet si një person i famshëm, dhe i duket ofenduese që vetëm për faktin se është vazhdimisht në syrin e publikut, njerëzit mendojnë se ajo nuk është mjaftueshëm e edukuar apo ka opinione të cilat vlejnë dhe janë të konsiderueshme. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!