Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Racizmi “ndez” gjysmëfinalet/ Nderhyrje pa klas e ish kryeministrit, Rajoy: Asnjë francez te Franca

schedule12:53 - 14 Korrik, 2026

schedule 12:53 - 14 Korrik, 2026

Ish-kryeministri konservator i Spanjës, Mariano Rajoy, është cilësuar racist dhe është akuzuar për ksenofobi pasi tha se kombëtarja e Francës në futboll nuk ka lojtarë francezë.

Komenti, i botuar në një artikull opinioni në faqen spanjolle të lajmeve online El Debate, erdhi ndërsa Spanja përgatitet të përballet me Francën këtë të martë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Artikulli i Rajoy mori përgjigje nga pasardhësi i tij, kryeministri socialist Pedro Sanchez.



Pedro Sanchez, Kryeministër i Spanjës

“Ka nga ata që ende e matin përkatësinë sipas mbiemrit, vendit të lindjes ose ngjyrës së lëkurës. Të tjerë e matin atë nga rrënjët tona në një vend dhe vullneti ynë për të kontribuar në të. Spanja u përket atyre që e duan dhe punojnë për të. Jo atyre që e turpërojnë me deklarata ksenofobe.”

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i tha kanalit francez BFMTV se komenti i Rajoy ishte “absolutisht i papranueshëm”.

Kombëtarja franceze e futbollit ka qenë në qendër të komenteve raciste këtë Botëror 2026. Një senatore nga Paraguai, pas humbjes së kombëtares së saj, tha për Kylian Mbappe se është një kamerunas i kolonizuar, që përpiqet shumë të jetë francez dhe është një bishë që nuk di të sillet.

Skuadra pretendente për Kupën e Botës këtë vit ka një diversitet origjinash, nga Europa, Afrika dhe përtej oqeanit. Nga 26 lojtarë, 21 janë njerëz me ngjyrë. Nga totali, 23 lojtarë kanë lindur në Francë. Thuram ka lindur në Parma të Italisë, Olise ka lindur në Londër dhe Samba ka lindur në Kongo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!