Racizëm nga tifozët e Bullgarisë, anglezët bojkotojnë!

schedule22:09 - 14 Tetor, 2019

schedule 22:09 - 14 Tetor, 2019

Ndeshja mes Anglisë dhe Bullgarisë u ndërpre për disa çaste për shkak të disa shprehjeve raciste të përdorura nga tifozët bullgarë. Lojtarët e Anglisë, me në krye Sterling, kishin paralajmëruar se në rast të ofendimeve raciste, do ta ndërprisnin takimin. Edhe kështu bënë, duke detyruar arbitrin të komunikojë me punëtorët e stadiumit.

Njoftuesi i stadiumit komunikoi për tifozët: “Ky është një njoftim shumë i rëndësishëm. Sjellje raciste po prishin mbarëvajtjen e takimit, arbitri ka njoftuar për ndërprerjen e sfidës/ Racizmi në futboll nuk është i tolerueshëm. Ju lutemi, ndaloni në mënyrë që ndeshja të mos ndërpritet. Ndihmoni njëri-tjetrin të shijoni këtë sfidë. Faleminderit”. Pas disa minutash ndërprerje, sfida mes dy skuadrave rifilloi dhe aktualisht, “Tre Luanët” po udhëheqin bindshëm me rezultatin 0-4./abcnews.al