Racizëm në PSG-Basaksehir? UEFA shprehet në lidhje me ngjarjen e shëmtuar

schedule18:58 - 11 Shkurt, 2021

schedule 18:58 - 11 Shkurt, 2021

8 dhjetor ishte kur PSG po luante në shtëpi ndaj Basaksehir, sfidë e vlefshme për grupet e Champions League. Situata precipitoi pasi arbitri i katërt, rumuni Sebastian Coltecsu, iu shpreh në këtë mënyrë kryesorit në lidhje me Pirre Webo, zv trajnerin e kampionëve të Turqisë.

Largoje atë të ziun“, u shpreh Coltescu në gjuhën e tij, fjalë që sollën tërbimin e Basaksehir. Skuadra turke vendosi të braktisë ndeshjen për shkak të ofendimeve raciste nga kamerunasit. Ndërkohë kamerat e stadiumit inkuadruan edhe Demba Ba.

Sulmuesi afrikan nuk u përmbajt përballë arbitrit të katërt: “Ti kurrë nuk the ‘ky djalë i bardhë’. Pse kur doni të flisni për një djalë të zi ju duhet të thoni ‘ky djalë i zi’?

Më pas lojtarët dhe stafi i Basaksehir nuk kanë pranuar të rifuten në lojë dhe protestën e tyre e ka mbështetur edhe klubi i PSG. Të dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes, për të mos dalë më. UEFA ka marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së Qeverisë Evropiane të Futbollit, thekson se fjalët e arbitrit të katërt nuk kanë pasur racizëm brenda. Kështu që nuk do të ketë asnjë masë disiplinore. Coltescu ka përdorur fjalën “ky i ziu”, fjalë që në gjuhën rumune nuk kanë kuptim negativ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!