Racakolli: Besoj se studentët e kulturuar do i bindim për të bërë vaksinën

schedule20:23 - 21 Tetor, 2021

schedule 20:23 - 21 Tetor, 2021

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në Radarin Informativ deklaroi se procesi i vaksinimit në radhët e studentëve është i domosdoshëm. Rakacolli u shpreh se ka bindjen se duke pasur përpara një brez të kulturuar do arrihet në bindjen e tyre për të marrë vaksinën.

Ajo mori shembull universitetin e “Harvardit” në SHBA ku tha se 96% e studentëve janë të vaksinuar. Ndalur tek ngurrimi i disa prej studentëve për shkak të mungesës së garancisë, Rakacolli deklaroi se garancia e vetme është që vaksina mbron.

“Është një kaos. Nuk mund të diskutoj tani për këtë pjesë, Por për fjalën detyrim, është vajtja në auditor i shëndetshëm është një detyrim që ka njeriu karshi shëndetit publik. Kjo ka ekzistuar që në bashkësitë primitive. Të jetosh në bashkësi duhet të zbatosh rregullat. Ne themi të hysh i shëndetshëm në auditor. Vaksinimi nuk është i detyruar, por i informuar. I është vënë kusht të jenë të shëndetshëm që të mos marrin vetë sëmundje dhe të mos ia transferojnë të tjerëve.

Auditori është një vend me shumë risk dhe ne kemi bërë debate të mëdha vjet kur studentët kërkonin të shkonin në auditorë. Studenti i Harvardit që shkon 96%, u është dhënë ndonjë garanci? Po diskutojmë fenomenin. Argumenti juaj është pse ta bëj vaksinën kur ne kemi garanci? për çfarë gjëje në jetë kemi garanci ne? Vaksina mbron, këtë e kemi. Havardin e kam pasur gjithmonë vetë si pikë referimi.

Jam shumë e fokusuar te vaksinimi. Duam të shfrytëzojmë çdo moment për të sensibilizuar që duhet të vaksinohemi. Nuk ka të ndajmë mendje. Unë nuk e besoj që kanë ndarë mendjen. Ne duhet të luftojmë dhe të japim mesazhe nga çdo tavolinë. Nuk e pranoj kurrë që një student i kulturuar shqiptar, po të ulemi dhe të bisedojmë për të ndarë dyshimet arrijmë që ta bindim. Ata që hezitojnë ta bëjnë, kanë bërë 12-13 lloj vaksinash në jetën e tyre. Unë nuk dua ta besoj që studentët nuk do vaksinohen. Dua të lodh mendjen çfarë do bëj që të mos ndodhë kjo. Kemi një brez të ri të kulturuar”, deklaroi Rakacolli. m.v/Abcnews.al