“Ra zjarr, zjarr…”/ Zbardhet si nisën flakët në magazinë, shefi i sigurisë hyri për të shuar vatrën, ende i pagjetur

schedule10:00 - 25 Mars, 2021

schedule 10:00 - 25 Mars, 2021

TIRANË – Është zbardhur dinamika e rënies së zjarrit në një magazinë që vijon të digjet që prej pasdite të së të mërkurës, tek mbikalimi i Kamzës në kryeqytet. Magazina 1000 m² i është dhënë me qira një subjekti privat për tregtimin e rrobave, nga administratorët e qendrës tregtare. Pasditen e djeshme ka mbërritur një kamion me rroba.

Tre ose katër punëtorë kanë qenë duke shkarkuar kamionin. Sapo është hapur vatra e zjarrit, njëri prej punonjësve të sigurisë ka lajmëruar në radio: Ra zjarr, zjarr.

33-vjeçari Arjan Sala ka shkuar drejt vatrës me bombolën e fikses së zjarrit, ndërsa kolegu i tij ka dal jashtë për marrjen e një bombole tjetër. Për punë sekondash, zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.

Lexo edhe : Hyri për të shpëtuar punonjësit nga zjarri në magazinë, ende mister fati i rojës së sigurimit

Edhe pse kanë kaluar shumë orë, ende nuk është gjetur Arjan Sala, shefi i rojeve të sigurisë i cili dyshohet të ketë humbur jetën.

Familjarët kanë tentuar të lidhen disa herë me të nëpërmjet celularit, por pa sukses.

Xhaxhai i 30-vjeçarit mbrëmë tha se shpresat i kanë vetëm te Zoti, pasi shteti nuk e ka bërë detyrën. I riu është prind i një djali 2 vjeç dhe kishte disa vite që punonte në sektorin e sigurisë në këtë magazinë, ndërsa tashmë ishte bërë përgjegjës. E.L / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!