Ra nga varka teksa po peshkonte, RENEA dhe polumbarët vijojnë kërkimet për trupin e 40 vjeçarit në Durrës

schedule10:11 - 26 Shkurt, 2024

schedule 10:11 - 26 Shkurt, 2024

Forcat RENEA dhe polumbarët vijojnë ende kërkimet për trupin e 40 vjeçarit që ra pasditen e së dielës në det teksa ishte duke peshkuar në zonën e Porto Romanos. 40 vjeçari Auren Ndoni ishte bashkë me të vëllanë dhe një person tjetër, kur ka rënë nga varka dhe është rrëmbyer nga rrjedha e ujit.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se zona në të cilën ishin duke peshkuar njihet si një zonë ku rrymat janë të fuqishme gjatë orëve të pasdites. Edhe ora kur ka ndodhur ngjarja, rreth 17:30, e ka bërë më të vështirë që i vëllai dhe personi tjetër që ndodhej me të, të pikasnin 40 vjeçarin për ta ndihmuar.

“Bëhet fjalë për një zonë në veri të Durrësit, ku sikundër e kemi thënë, pas orës 13:00 fillojnë rrymat dhe janë të fuqishme, të cilat vazhdojnë deri në mesnatë. Deti i qetë në këtë sektor është paradite por nuk kanë ndikuar vetëm dallgët e fuqishme por edhe errësira sepse ka qenë ora rreth 17:30 kur ka ndodhur ngjarja dhe personat që ndodheshin në barkë me të e kanë patur të pamundur për ta pikasur më pas trupin e 40 vjeçarit, të cilin e kanë marrë dallgët e fuqishme.”, raportoi gazetari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!