Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ra nga çatia e kishës në Korçë, humb jetën prifti

schedule08:52 - 2 Qershor, 2025

schedule 08:52 - 2 Qershor, 2025

Kristaq Viso, prifti 63-vjeçar i cili ra nga çatia e kishës në Korçë rreth 3 javë më parë, ka ndërruar jetë.

Viso u transportua me helikopter në Tiranë, pasi kishte dëmtime në kokë, por fatkeqësisht, nuk mundi të mbijetojë.

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, thuhet në njoftimin e Mitropolisë së Shenjtë Korçë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!