Ra në një pus ndërsa bënte punime, humb jetën 38-vjeçari në Mallakastër

schedule12:56 - 10 Korrik, 2022

schedule 12:56 - 10 Korrik, 2022

Bledar Bregu, 33 vjeç dhe Besnik Veliaj 38 vjeç kanë rënë paraditen e së dielës në një pus ndërsa po bënin punime. Mësohet se Bregu dhe Veliaj mund të jenë asfiksuar nga gazi që lëshonte pompa me të cilën po bënin shpimin e pusit.

Për fat të keq, Besnik Veliaj ka ndërruar jetë ndërsa dërgohej në spital, kurse Bledar Bregu po merr aktualisht kujdes shëndetësor. Nga spitali i Fierit mësohet se gjendja e 33-vjeçarit është e mirë dhe në kontroll nga mjekët.

NJOFTIMI

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!