Nuk ka ngushëllim, Koronavirusi ka shkaktuar një masakër të vërtetë në Itali. Tashmë numëron gjithsej 4,032 viktima.
Vetëm gjatë ditës së sotme, vendi fqinj ka regjistruar 5,986 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 47,021.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 627 persona.
Siç është bërë e ditur nga OBSH, Europa tashmë është epiqendra e pandemisë.
Edhe Shqipëria është futur në valën goditëse të kësaj pandemie në të cilën deri më sot regjistron 2 të vdekur dhe 70 të infektuar.
Të gjithë shqiptarët me dhimbje kanë përcjellë mesazhe të shumta ngushëlluese për këtë gjunjëzim të popullit italian.
Për ta shprehur edhe më shumë këtë qytetarët e Elbasanit kanë shprehur solidaritetin e tyre duke shpalosur në kullën e sahatit në Kalanë e këtij qyteti, flamurin Italian./abcnews.al