Kreu i qeverisë Edi Rama ka anuluar një vizitë në Delvinë ditën e sotme për shkak të vdekjes tragjike të 13-vjeçarit që u gjet i pajetë mëngjesin e të dielës.
Abcnews.al mëson se kjo ky vendim është marrë pasi kryebashkiakja e Sarandës Majlinda Qilimi është tezja e të miturit të ndjerë.
Kjo ka shtyrë kryeministrin të anulojë këtë vizitë në qytetin e Delvinës ku do të shikonte nga afër përfundimin e punimeve të Ujësjellësit.
Nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit./abcnews.al