Mjeshtri i penelit Simon Rrota na sjell penalatat e qytetit të Shkodrës, kësaj here jo me ngjyra, por me shkrim. Ditari i tij i mbajtur nga viti 1902-1905 është përmbledhur në librin “Po shkruej për vedi e Shkodrën”.
Çdo cep i Shkodrës së 1902-1905 vjen i përshkruar me një gjuhë krejt veçantë nga mjeshtri i pikturës Simon Rrota. Historia, arti, kultura dhe sakrificat e shkodranëve gjatë rrethimit të qytetit nga malazezët vjen si një tablo e madhe përmes ditarit të Simon Rrotës shpjegon Pjetër Logoreci i cili është kujdesur për të nxjerrë dritë këtë ditar.
Pasardhësit thonë se përmes këtyre kujtime, po rinjohin dimensionin e Simon Rrotës, të cilin më tepër kanë krijuar imazhe përmes rrëfimeve familjare. Mbesa Rita Rrota veçon tek ai vendosmërinë dhe guximin, për të zbuluar veten.
Studiuesja e artit pamor Eleni Laperi veçon te Simon Rrota dhe Kol Idromeno, pionerët e piktures shqiptare, të cilët shtruan rrugën e artit pamor shqiptar nga asgjëja.
Kujtimet e tij për studiuesen e artit kanë vlerë edhe për sinqeritetin e të shkruarit.
Tashmë kushdo që do të njohë më shume Simon Rrotën do të mund të zbulojë anë të panjohura në librin “Po shkruej për vedi e për Shkodrën”. Libri fillon me shënime e ngjarje emocionuese që nga viti 1902, kur vendi ndodhej nën pushtimin osman. Dorëshkrimet flasin për momente interesante që autori i ka përjetuar me kolosin At Gjergj Fishta, mjeshtrin Kolë Idromeno, veprat e tyre si dhe anektodat nga kontaktet me ta. /abcnews.al