Qyteti holandez që vuan nga “alpinistët” shqiptarë që duan të shkojnë në Angli

schedule09:49 - 28 Gusht, 2018

schedule 09:49 - 28 Gusht, 2018

Fenomeni i shqiptarëve që ngjiten në kamionë për të kaluar më pas në Angli është rritur ndjeshëm në Moerdijk të Holandës. Ata thirren ndryshe si “alpinistët” e kamioneve.

Mediat vendase atje shkruajnë se shqiptarët gjenden lehtësisht në fushat e misrit përreth autostradës mes Bredës dhe Roterdamit. Oficeri i Jashtëzakonshëm i Hetimeve, Jan Zeeven-Roelands thotë se i ka kërkuar ndihmë ministrit për Siguri dhe Drejtësi për të përballuar situatën.

Sipas Bnr.nl shqiptarët krijojnë shtigje në fushat me misër dhe flenë në qese plastmasi.

“Kemi të bëjmë me trafikim të qenieve njerëzore. Kohët e fundit gjetëm disa qese plastike me të njëjtat gjëra. Nuk mund të jetë rastësi”, thotë Zveen-Roelands.

Ai bashkëpunon me policinë lokale për kapjen e shqiptarëve dhe thotë se shpesh ata nuk janë shumë agresivë./abcnews.al