Qyteti evropian ku konsumohet më së shumti kokainë

schedule09:00 - 3 Prill, 2023

schedule 09:00 - 3 Prill, 2023

Qyteti që konsumon më shumë kokainë në Evropë ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një studimi të “King’s College London”, Londra është qyteti ku konsumohet më shumë kokainë në Evropë.

Në studimin e publikuar në “Sky News”, studiuesit kanë dalë në përfundimin se londinezët konsumojnë mesatarisht 23 kg kokainë në ditë. Në vendin e dytë është Barcelona (12,7 kg), Amsterdami (4,6 kg) dhe Berlini (4,6 kg).

Siç shpjegohet nga Dr. León Barrón, shkencëtar mjeko-ligjor në King’s College në Londër, “një përdorim i vazhdueshëm i kokainës u vu re gjatë javës”, me vetëm “një rritje të lehtë në fundjavë”.

“Kjo është në kontrast me qytetet e tjera, ku shihet përdorim shumë i fortë rekreativ gjatë fundjavave. Por, duket se kokaina është një drogë e përditshme në Londër”, shtoi ai