Qytetari: Nuk kemi pirë ujë të ujësjellësit, por gruan e kam të sëmurë me simptoma të helmimit

schedule08:33 - 15 Korrik, 2021

schedule 08:33 - 15 Korrik, 2021

Enigma e qytetarëve të helmuar vijon prej ditësh në komunën e Deçanit në Kosovë. Mbi 1500 qytetarë kanë marrë deri më tani trajtim mjekësor.

Dyshimet janë se helmimi mund të ketë ardhur nga uji, por kjo nuk është konfirmuar. Sakaq, një emigrant i ardhur para tre ditësh në Kosovë thotë se gruaja e tij është duke marrë trajtim mjekësor me po të njëjta simptoma si të helmuarit, ndonëse nuk kanë përdorur ujësjellësin fare, por ujë të ambalazhuar.

Lexo edhe: Mbi 1500 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nisin hetimet për helmimet në Deçan

“Quhem , Ramë Tetaj, nga komuna e Deçanit kam ardhë para tre dite prej Zvicrës, sa i përket koronavirusit i kemi marrë injeksionet, sot gruaja ime është në emergjencë, muj me thanë se prej se jemi ardhë prej Zvicrës, dhe deri në këtë minutë ujë nuk këna pijë, vetëm të blerë se nuk e përdorim këta të ujësjellësit, dhe momentalisht shoqen e kam shumë dobët në emergjencë” tha Tetaj në një lidhje direkte në Politiko.

Sipas Tetajt bashkëshortja ankohet për të vjella dhe diarre, dhe se edhe vëllai dhe gruaja e tij janë po ashtu me simptoma të helmimit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!