Një teleshikues i ka bërë thirrje opozitës të bashkohet në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Ai ka deklaruar se duhet t’i japin një mundësi kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajt.
“Përse nuk e lënë Alibeajn këta, ta provojnë një herë me këtë ore burrë. Si do ta marrin qeverinë këta? Ta lënë një herë, se është burri mirë se është burri keq, se ne me të keq jemi marr gjithë jetën, ta provojnë një herë me këtë, me Alibeajn. Të jenë të gjithë bashkë. Ca të nënës, ca të babës, komunistat prap ashtu e kanë. Apeli im është që opozita të bashkohet”, tha qytetari. /abcnews.al