“Qytetarët të zhgënjyer nga PD”, Pernaska: E djathta është përtej ministrukturave politike. Kryetarët aktualë, fosile!

schedule13:51 - 5 Prill, 2024

schedule 13:51 - 5 Prill, 2024

Një qëndrim kritik ka mbajtur ish-deputetja e PD-së, Lajla Pernaska, ndaj opozitës shqiptare. Gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News, Pernaska u shpreh se qytetarët janë të zhgënjyer nga Partia Demokratike.

“E djathta është përtej ministrukturave politike opozitare që janë sot në lojë. Zotërinjtë kryetar kanë fituar mandat nga lista e PD, nuk kanë fituar një mandat personal. Pra me rëndësi për mua është që të organizohet e djathta. Por këto kryetarë partish qoftë PD, qoftë Rithemelimi kanë ngelur si fosile që janë të interesuar vetëm për një mandat të ardhshëm. Këta bëjnë të gjitha manovrat të vendosin emrin tek lista e PD për të fituar. Kjo nuk është e djathta shqiptare. E djathta nuk është e përfaqësuar. E djathta do një organizim me themel sepse njerëzit janë zhgënjyer edhe nga vetë PD. Ne kemi një fotokopje të para disa viteve, të njëjtët njerëz. Në këtë situatë kanë përfituar qyl”, theksoi Pernaska.

Gjithashtu ajo vuri rëndësinë tek votimi elektronik dhe vota e diasporës, që i duhen jo vetëm Reformës Zgjedhore, por edhe vendit.

“Brezi i ri duhet të fillojë të ketë shpresë tek politika dhe të mos lidhen me interesa. Pasi deri tani politikanët janë munduar të mbajnë pushtetin për interesa personale”, shtoi ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!