Qytetarët të painformuar për sinjalistikën e re

schedule13:59 - 16 Janar, 2018

schedule 13:59 - 16 Janar, 2018

Qytetarët nuk janë të informuar për sinjalistikën e re rrugore që është vendosur në disa prej korsive të ndërtuara së fundi. Këtë problematikë e sjell edhe vëzhgimi i kryer nga ABC News.

Korsitë e reja që ndërtohen në Tiranë janë pajisur edhe me sinjalistikë të re. Të paktë janë ata qyetarët që tregohen të vëmendshëm ndaj tyre.
Shumica nuk i njeh tabalet e sinjalistikës rrugore dhe këtë e konfirmojnë përgjigjet e tyre.

Të gjitha këto vijnë nga mungesa e informimit. Është Bashkia e Tiranës që jo vetëm ka për detyrë ti ndërtojë rrugët por edhe tua bëjë të ditur qytetarëve se jo të gjithë mund të ecin në korsitë që deri dje ishin trotuarë.
E deri sa informacioni të mungojë banorët e kryeqytetit do të përplasen pa e dituar arsyen pse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!