Një ditë pas tensioneve të ndodhura në Veri të Kosovës, pas marrjes së detyrës së kryetarëve të rinj të Komunave, ABC News, pas Zverçanit e Leposaviqit, është ndaluar edhe në Mitrovicë.
Gazetarja Linda Karadaku raporton nga Mitrovica, se gjendja duket e qetë, e nderë por që është në pritje të asaj që mund të ndodhë në vijim.
LEXO EDHE: Situata në veri e qetë/ ABC News në Leposaviq, vendoset pas shumë vitesh flamuri i Kosovës
Sipas gazetares nga biseda me qytetarët serb kanë theksuar se situate ka shkuar keq e më keq dhe se ato po presin se çfarë do të ndodhë nesër.
Gjithashtu mësohet se në Mitrovicë mesditën e sotme ka qenë edhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi, i cili ka theksuar se nuk do të lejojnë që marrëveshja e Ohrit të hidhet poshtë nga vendime idiote./abcnews.al