Qytetarët njoftuan policinë se udhëtonte me armë në autobus, pranga 19 vjeçarit

schedule11:52 - 6 Shtator, 2019

schedule 11:52 - 6 Shtator, 2019

Një 19 vjeçar i cili udhëtonte në linjën e transportit publik Tiranë-Vorë me armë zjarri me vete, ra në prangat e policisë së kryeqytetit, falë njoftimit nga qytetarët.

19 vjeçari me iniciale K. M., nga Librazhdi dhe banues në Tiranë, u vu në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;, ndërsa shoku i tij që udhëtonte me të për moskallëzim krimi.

Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!