Qytetarë me pankarta dhe megafon protestojnë në anën tjetër të lumit Lana, pasi forca të shumta policie janë rreshtuar kordon përpara ambienteve të Gjykatës së Tiranës, ku pritet te jepet masa për 23 të ndaluarit pas dhunës në protestën e Rrugës së Kombit. Protestuesit kërkojnë lirimin e tyre.
“Që kur ka ardhur në pushtet ky, vetëm taksa, taksa, taksa. Më thuaj çfarë pune ka bërë tjetër Edi Rama. Ai mos të kujtojë se populli merr rrogë sa Edi Rama ose sa ministrat e tij. Unë jam kundër taksës në atë rrugë në mënyrë absolute. Ne do të protestojmë çdo ditë derisa, ata të lirohen. Ata janë si të gjithë ne që mund të vijë dhe të na marrë policia. Nuk jam dakord me dhunë, bile unë jam dakord që të shkojmë te kryeministria edhe gjithë populli të mblidhet aty që Edi Rama mos të hyjë në Kryeministri më. Me qetësi, pa gërvisht pa thy asnjë xham”.
“Komenti im është që Edi rama e ka marrë në dorë dhe ja ka kaluar edhe Enver Hoxhës me këtë punë. Po merret me popullin më fukara të Shqipërisë, popullin e Kukësit. Unë jam rrit në Tiranë por është turq që t’i vesh Rrugës së Kombit që bëhet me taksat e kombit shqiptar, t’i vesh takksë tjetër, kjo është poshtërsia më e madhë. Prandaj populli duhet ta vërë vath në vesh, duhet të çohet i gjithë në këmbë”.
“Duhet të çohet gjithë Shqipëria në këmbë për të mbrojtur interesat e tyre. Nuk bëhet llaf luftë politike këtu. As nuk kemi punë me komunistë e ballistë. Çdo ditë e më tepër po rëndohet ekonomia çdo qytetari shqiptar. Se filluam e deri mbaron mandati i Edi ramës, ai veç po na rëndon. Atëherë kur populli s’çohet për ekonominë e vet për çfarë çohet ky? Andaj jam për demonstratën, e mbështes shumë”./abcnews.al