Koronavirusi, Halimi e sheh me shqetësim mënyrën si po aplikohen ndalimet: Qytetarët mund t’i ankimojnë vendimet

schedule12:23 - 30 Mars, 2020

schedule 12:23 - 30 Mars, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka komentuar aktet normative të marra nga qeverisa, që sipas tij dhe pse janë të nevojshme duhet të merren në kuadër të kushtetutës.

Halimi  në një lidhje direkte për ABC Neës me Juli Xhakoxhi është shprehur se një shtet ligjor është e rëndësishme që të funksionojë në bazë të ligjebve dhe institucionet duhet te kontrollojnë punën e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që shteti ligjor duhet të funksionojë dhe institucionet të kontrollojnë njëri-tjetrin siç ndodh në çdo republikë parlamentare. Reagimi im vjen në vijën e reagimeve dhe të kolegeve në Ballkanin Perëndimor lidhur me pikëpytjen në të cilën ndodhet shteti ligjor në buzë të greminës ku qeveritë po përdorin si umbrella gjendjen e jashtëzakonshme dhe shqetësimi si në Shqipëri dhe në vendet e tjera ka të bëjë me procedurën dhe përmbajtjen e akteve,” tha ish ministri.

Ndërkohë që në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ligjet nuk po miratohen përmes parlamentit, por përmes dekretëve qeveritare.

Pjesë nga biseda:

E justifikon gjendja e jashtëzakonshme një gjë të tillë?

Gjendja e jashtëzakonshme në Kushtetutë është përcaktuar edhe gjendja e luftës reale jo vetëm ajo me armikun e padukshëm.  Në çdo rast akti normativ nxirret në kushtet kur parlamenti është i pamundur që të mblidhet ndërsa të gjithë vendet e tjera të rajonit Serbia, Kroacia, Bullgaria, mali i Zi, Bosnja që edhe pse janë në gjendje të jashtëzakonshme ligjet dhe masat merren dyke respektuar kushtetuten respektive duke propozuar ne parlament projektligje qe i nenshtrohen diskutimeve. Të gjithë vendet kane mbyllur gjykatat si te ne por që kanë lënë hapur Gjykatën Kushtetuese, që kontrollon masat e marra dhe shkeljet që mund të kenë për jetën e njeriut.

Po në rastin kur këto masa do të jenë në të njëjtën linjë me masat e marra nga vendet e tjera a mund të quhet kjo një lloj miratimi apo kontrolli?

Jo pasi çdo vend ka kushtetutën e tij. Aktët që mund të dalin në kundërshtim me kushtetutën dhe mund të ankimohen përshembull ndërhyrja që u bë në aktin normativ të fundit duke pezulluar afatet proceduriale duke ndryshuar kodin e procedurës penale, kodin e procedurës civile dhe administrative sjellin nëse do të kishim gjykatë kushtetuese pavlefshmëri të efekteve që një mund ta kundërshtojë këtë në të ardhmen. Ndaj është e rëndësishme që masat të merren në mënyrë të qartë në përputhje me kushtetutën dhe procedurën në parlament. Nëse ju thuhet pensionistëve  që nuk duhet të dilni nga shpia, dhe nga ana tjetër ju thuhet se nëse nuk e paguani faturën e energjisë kjo është në proporcion të drejtë me të drejtat kushtetuese. Prandaj në vendet e BE-se dhe vendet ndaj nesh masat merren përmes paketave ligjore. Nëse bëhet një akt normativ siç është bërë ky njerëzve ju thuhet se nuk duhet të dilni në punë, dhe qeveria refuzon që të paguajë pagën kjo është shkelje, është shkelje e të drejtës për të ushqyer familjen. Disa vende të rajonit qeveria ka marrë përsipër që të paguajë një pagë prej 60% të pagës ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga biznesi. Njërësit do të zbatojnë ndalimet qeveritare, por e drejta e tyre për një pagë minimale është e drejta e tyre për të ushqyer familjen është kushtetuese.

Ka shumë juristë që thekson se po preken të drejtat e qyetarëve, ndërsa një qytetar si unë mund të thotë se është për të mirën e përbashkët mund të preken disa të drejta por po shpëtojmë nga një virus.

Shqetësimi juaj është i drejtë dhe masat duhet të merren pasi dhe kushtetuta në çdo vend e parashikon se duhet të vendosen detyrime për qyetarët. Qeveria dhe parlamenti duhet ti shikojë në  proporcion, problemi që kemi në në Shqipëri është se nuk i kontrollon kush këto masa. Reagimi në të gjithë këto vende të rajonin reagimi ështgë i fortë nga juristët nga organizata të ndryshme për të parë proporcionin. Ne nuk e gjejmë në vendin tonë një proporcion të tillë.

A ka Shqipëria detyrimin për të njoftuar sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të evropës që të kërkojë tërheqje të përkohshme nga zbatimi i detyrimeve të konventës Evropiane të të Drejtave të Njeut?

Ne jemi vend anëtar në Këshillin e Evropës dhe komisioneria e këshillit të evropës për të drejtat e njeriut ka bërë me dije se nuk duhet ti shikojmë të drejtat e njeriut si dytësore.  Ajo ka kërkuar që   të drejtën  për tu ushqyer, për të pasur një pagë, të drejtën e fjalës, janë të drejta primare nuk janë dytësore. Këshilli i Evropës e ka bërë të qartë çfarë lejohet dhe jo përmes komisioneres.

Në vendet e tjera ju e përmendet se parlamentet funksionojnë a do të duhej që parlamenti  të funksiononte?

Parlamentet e vendeve të tjera funksionojnë, por shqetësuese që unë mendoj se mund të vijnë më pas në lidhje me marrjen e të dhënave personale përmes telefonin, përmes llogarive pankare të dhënat për shëndetin që kanë qenë të suksesshme në Singapor dhe në Korenë e Jugut janë masa që janë marrë nga vendet e tjera të rajonit. Problemi i madh është në kuadër me qeverine, qeveria duhet tu thotë qytetarëve rrini në shtëpi por duhet ti sigurojë shqiptarët për përdorimin e të dhënave.

Gjykatat i kemi të mbyllyra, ndërkohë policia është në rrugë duke gjobitur, sa e ligjshme është një gjë e tillë?

Kjo është një situatë e pazakontë për të gjithë evropën dhe masat janë të pazakonta, ajo që duhet parë me vëmendje është që paketta duhet të miratohen duke parë me vëmendje në të gjithë drejtimet. Duke mos pasur një eksperiencë të tillë do të shikojmë dhe vendet e tjera. Me aktin normativ që është marrë nga qeveria kjo nuk jua heq të drejtën e ankimimeve në gjykatën administrative.

Shumë qytetarëve nuk u është kthyer përgjigje nga e-albania por ai ka dalë pasi i duhen të blejë ushqime, ky person kapet dhe gjobitet si do të veprohet në këto raste?

Të mira apo jo ligjet e qeverisë kanë hyrë në fuqi dhe qytetarët duhet ti zbatojnë pavarsisht nëse ju pëlqen apo jo. Nuk kanë mundësi që ta bëjnë ankimimin afatet për ankim janë pezulluar nga qeveria dhe në momentin që hapet gjykatat mund të shkojnë dhe të ankimojnë vendimin. /abcnews.al