Qytetarët merren peng nga tekat e pronarëve të urbanëve, qeveria miratoi subvencionin për naftën, por ata kërkojnë rritjen e çmimit të biletave?

schedule12:26 - 27 Korrik, 2022

schedule 12:26 - 27 Korrik, 2022

Shoqata e Transportit Urban në Tiranë ka kërcënuar sërish për rritjen e çmimit të biletës. Përmes një deklarate, kjo shoqatë rendit vështirësitë që sipas tyre kanë ardhur nga pandemia, lufta dhe kriza ekonomike.

Kësisoj ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi në të kundërt do të rrisin çmimin e biletës. Në kërkesën e shoqatës thuhet se për muajin gusht nuk do të ofrohen abone.

Sot, në ditën e paraqitjes së kësaj kërkese, në prag të fillim muajit gusht, në emër të të gjithë operatorëve të këtij shërbimi ju konfirmojmë se, në mungese të subvencionimit të menjëhershme ato, për arsye të gjendjes financiare të krijuar e kane te pamundur tërheqjen pranë organit tatimor dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor për muajin gusht. Me rezervat e gjendjes se karburantit të akumuluar mund ta ofrojmë këtë shërbim deri ne datat 30-31 korrik 2022, për më tej vazhdimësia mbetët e ndërvarur nga subvencioni shtetit”, thuhet në letër.

Kujtojmë këtu se qeveria ka miratuar fond 500 milionë lekë për kompensimin e karburantit me qëllim mos rritjen e çmimit të biletës për qytetarët, shoqata vijon me të sajën se kjo do të ndodhë. Duket se edhe kësaj radhe qytetarët e Tiranës janë nën kërcënimin e kompanive të transportit qytetas, të cilët në mungesë të autoritetit të institucioneve përgjegjëse gjejnë hallkën më të dobët për t’i zhvatur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!