“Black out” në Portugali/ Kryeministri Luis Montenegro: S’ka të dhëna për sulm kibernetik

schedule18:00 - 28 Prill, 2025

schedule 18:00 - 28 Prill, 2025

Spanja dhe Portugalia u goditën këtë të hënë nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike që paralizoi transportin publik, shkaktoi bllokim të madh të trafikut si dhe solli anulim dhe vonesa të qindra fluturimeve.

Kryeministri i Portugalisë Luis Montenegro foli lidhur me këtë situatë. Ai shtoi se nuk ka “asnjë indikacion” se një sulm kibernetik qëndron pas ndërprerjes së energjisë elektrike që ka prekur Portugalinë dhe Spanjën.

Në një komunikim me gazetarët ai nënvizoi shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike është ende i panjohur, por deklaroi se “nuk e ka origjinën në Portugali”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!