Qytetarët shqiptare janë optimistë për gjendjen e tyre financiare por bizneset shprehen më pesimistë. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi treguesin e besimit në ekonomi në muajin nëntor,
pësoi një rënie prej 2.6%, por duke mbetur rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë. Sipas Bankës së Shqipërisë Treguesi i besimit konsumator u rrit në muajin nëntor1.3 % mbi mesataren historike dhe rritja u ndikua kryesisht nga pritjet më optimiste për gjendjen personale financiare, si dhe situatën ekonomike në të ardhmen. Nga ana tjetër, komponentët e blerjeve të mëdha, aktuale dhe të pritura.
Kjo nënkupton që shqiptarët planifikojnë të blejnë pajisje elektroshtëpiake ose mobilje në të ardhmen. Treguesi i besimit të industrisë nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar, duke qëndruar rreth 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike Po ashtu vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual regjistroi rritje të lehtë.
Rënia e besimit nga bizneset u ndikua kryesisht nga ndërtimi, një sektor që ka nxitur rritjen vitet e fundit, por tashmë duket se ndërtuesit po bëhen optimist për shkak të tendencës së porosive aktuale. Edhe treguesi i besimit në shërbime ka pasur ngadalësim e lidhur kjo me vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre.
Edhe vlerësimet e bizneseve në sektorin e tregtisë janë pesimiste të lidhura këto me vlerësimet në ulje për nivelin e punësimit në të ardhmen si dhe me ecurinë aktuale të shitjeve.

