Qytetarët mbushin rrugët e plazhet, Spanja regjistron bilancin më të ulët të viktimave në 6 javë

schedule13:27 - 3 Maj, 2020

schedule 13:27 - 3 Maj, 2020

Spanjollët janë fotografuar teksa merrnin rreze dielli dhe bënin ushtrime në natyrë për të dytën ditë që prej lehtësimit të masave shtrënguese. Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit, Spanja ka regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve ditore, prej gjashte javësh.

Autoritetet vendase kanë njoftuar se brenda ditës janë regjistruar 164 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit. Ky është bilanci më i ulët që nga 18 marsi, njoftoi ministria e Shëndetit në vend.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 25,264. Ndërsa, numri i të infektuarve u rrit në 217,466 të dielën, nga 216,582 që ishte të shtunën.

Pas lehtësimit të masave, me miliona spanjollë janë parë të dalin në rrugët dhe brigjet e vendeit duke u marrë me aktivitet fizik, për herë të parë në gjashtë javë.

Ulja e konsiderueshme e numrit të vdekjeve u raportua nga Kryeministri, Pedro Sanchez i cili po flet me drejtuesit e të gjitha rajoneve autonome në Spanjë për të shpjeguar masat që merren për të lehtësuar izolimin e vendosur në 14 mars. /abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!