KOSOVË- Shtrenjtimi i çmimit te energjisë elektrike ne Kosove me 15 për qind ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetaret dhe bizneset.
Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” kanë bllokuar derën e objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji këtë mesjavë. Ata nuk i lënë punëtorët që të hyjnë brenda ne objekt.
Menjëherë pas këtij aksioni, dhjetëra aktiviste janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike është kundërshtuar edhe nga presidenca, por deri tani Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar shtrenjtimin.
Për shkak të pakënaqësive, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike pritej te hynte ne fuqi me 1 prill, por bordi drejtues i zyrës se Rregullatorit për Energji ka lajmëruar se është ende ne diskutime dhe do te jete data 11 prill kur do te jepet njoftimi zyrtar.
Ne rast miratimi, çmimi i rritur i energjisë do te reflektohet ne faturat e këtij muaji.
Sipas eksperteve të ekonomisë një konsumatori mestar, do t’i shtohet në faturë rreth 20 euro më shumë shpenzime, ndërsa pritet që edhe bizneset të rrisin çmimet e shërbimeve apo produkteve të tyre./abcnews.al