Qytetarët kërkojnë informacion për të afërmit te Infektivi, Pipero del me listë në dorë

schedule14:28 - 6 Gusht, 2020

schedule 14:28 - 6 Gusht, 2020

Situata e Covid-19 në vend vijon të jetë serioze. Problematike është situata edhe në spitalet Covid, ku javët e fundit numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor është shtuar.

Me dhjetëra qytetarë janë filmuar sot para spitalit Infektiv, pasi kërkojnë informacion për gjendjen e të afërmve të tyre.

LSA ka realizuar disa foto të momenteve ku epidemiologu i njohur, Pëllumb Pipero me listën e pacientëve në dorë ka informuar familjarët për gjendjen shëndetësore.