Qytetarët e Lezhës ende nuk e kanë marrë seriozisht situatën në të cilën ndodhet vendi. Ndërsa në Shqipëri është shënuar edhe viktima e pestë qytetarët e Lezhës vazhdojnë të enden në grupe, në ambiente publike.
Gazetari Gjergj Figuri në një lidhje me “ABC News” bëri një pasqyrim të situatës në Lezhë. Ai u shpreh se ka një numër të lartë të qytetarëve të cilët kanë dalë nga shtëpitë e tyre, gjithashtu nuk kanë munguar edhe radhët e gjata në ambientet e zyrave ku bëjnë edhe pagesat.
“Në Lezhë moti është i ftohtë, por një numër i lartë i qytetarëve kanë dalë nga shtëpitë e tyre.
Në vendet ku bëhen pagesat për konsumin e energjisë ka radhë të gjata, por nuk ka as edhe një masë të marrë për sigurinë apo parandalimin e situatës.
Situata ngjan me një ditë normale dhe shihet vetëm mungesa e makina. Lezha vazhdon të jetë në të njëjtën situatë.
Në zonat rurale po shpërndahen edhe pako ushqimore, por nuk po ofrohen ndihma për të moshuarit që janë të vetëm në shtëpi. Ata kanë nevojë për persona që ti shërbejnë. Nuk është marrë asnjë masë nga njësitë administrative.
Sa i takon familjeve të prekura nga tërmeti në Lezhë nuk ka pasur dëme të konsiderueshme, por ka prej familjeve që janë strehuar në banesat e siguruara me qira. Dhe pak ditë më parë u bë edhe lëvrimi i pagesës, ndërsa ndihmat ushqimore janë bërë në organizime të ndryshme.
“Në zonat periferike nuk ka pasur banesa të dëmtuara. Ka qenë një numër shumë i pakët i familje të cilat për momentin janë vendosur në banesa me qira”, raportoi për “ABC News” Gjergj Figuri.

