Qytetarët e Kosovës skeptikë: Nuk besojmë se Beogradi do të zbatojë marrëveshjen

schedule17:23 - 19 Mars, 2023

schedule 17:23 - 19 Mars, 2023

Qytetarët  në prishtinë u shprehën skeptik pas takimit në ohër të liderve të kosovës dhe serbisë, të cilët u dakordësuan  mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Sipas tyre, mosgatishmëria e Serbisë për të nënshkruar nuk është shenjë e mirë.

Qytetarët dyshojnë se Serbia do t’i përmbahet planit të BE-së, teksa akuzuanudhëheqësit e shtetit për zgjatjen e këtij procesi.

QYTETARI

AJVAZ RAMA:

 “Është e pamundur, sepse kemi problem me armiq të përbetuar dhe ata gjithmonë i shfrytëzojnë situatat dhe nuk ju përmbahen marrëveshjeve. Por, nuk janë të kfjellët njerëzit tanë që ju besojnë verbërisht atyre dhe e keqja madhe është se këta (politikanët) tanë shumë të pa përvojë dhe të padijshëm, i kanë zgjatur proceset, kjo punë është dashur të kryhet meherët, faji është te udhëheqësia”

QYTETARI

HAJRULLA GASHI:

“Çfarë marrëveshje, ku i besohet serbëve, ai nuk ka besë, në njërën anë thotë ndryshe e në tjetrën ndryshe. S’ka kurrfarë marrëveshje, veç rrena e dallavere.Serbi nuk nënshkruan kurrë, veç tradhtinë e bënë pas shpine, mirëpo po çuditem prej njerëzve tonë që i besojnë”,

Disa të tjerë thonë se Beogradi kërkon vetëm të përfitojë nga prishtina.

QYTETARI

JANUJZ DAUTAJ:

“Marrëveshja e lidhur me gojë duhet të nënshkruhet, përndryshe nuk ka efekt. Sepse, mund të mohojnë çfarë kanë thënë…Nuk i kam pa çfarë përmban (asociacioni i komunave me shumicë serbe), cilat janë kompetencat, shembull arsimi, shëndetësia e të tjera, dhe a parasheh pushtet ekzekutiv, sepse kjo është katastrofë, vaj halli për neve”

Miftari: 

“Është mbet pa nënshkrime. Presidenti serb, Vuçiç po i ik nënshkrimit, ndërsa kryeministri, Kurti është i aftë për të nënshkruar…Besoj që Serbia gjithmonë do të ikë atij nënshkrimi, sepse dëshiron përfitim nga Kosova… Duhet njohje reciproke në tavolinë, mjaftë kemi pritë me vite”, u shpreh

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti  u shpreh i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar nga bashkimi evropian, megjithatë ishte presidenti i serbisë aleksander Vucic ai që refuzoi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!