Qytetarët e Fierit këtë të enjte protestat e tyre i kanë përshkallëzuar në Tiranë. Banorët e fshatit Verri vijojnë qëndresën kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e mbetjeve, ndërsa punonjësit e by –passit kërkojnë të paguhen për punën e kryer.
Banorët e Vërrisë në Fier qëndresën e zhvendosën në Tiranë.
Pas 11 muajsh protestë në fshatin e tyre kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e mbetjeve, këtë të enjte dolën përpara parlamentit.
Inceneratorët, sipas ambjentalistëve emetojnë gazra të helmëta që kontaminojnë ujërat nëntokësore, ato sipërfaqësore dhe shkaktojnë sëmundje të rënda.
Pak metra larg banorëve të fshatit Verri qëndronin punonjësit e By –Passit të Fierit. Këta qytetarë i ka sjellë në Tiranë mospagesa për punën e bërë.
Për këtë problem këta punonjës protestojnë për herë të katërt, ndërsa shprehen se nuk do ta ndalin qëndresën deri në zgjidhjen e problemit./abcnews.al