“Qytetarët” duan finalen e Botërorit, publikohen formacionet e sfidës Urawa Reds-Manchester City

schedule18:36 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 18:36 - 19 Dhjetor, 2023

Në orën 19:00, “Qytetarët” e Manchester City do të përplasen në “King Abdullah Sports City”, të Xhedahut, me kampionët e Champions League-s së Azisë, Urawa Reds, në gjysmë-finalen e Kampionatit Botëror të Klubeve, me djemtë e teknikut Pep Guardiola, që kërkojnë fitoren për të arritur në finalen e madhe të kompeticionit, për herë të parë në historinë e klubit.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Maciej Skorza i ka rreshtuar “samurait” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Nishikawa. Në krahët e mbrojtjes janë Akimoto e Sekine, me qendrën që mbulohet nga Hoibraeten e Scholz. Më të tërhequr në mesfushë janë Iwao e Ito, ndërsa Okubo, Yasuo e Koizumi janë vendosur pas “bomberit” malez, Kante.

Në krahun tjetër, “strategu” spanjoll i ka rreshtuar “Qytetarët” e tij, me formacionin 4-2-3-1, ku në portë nuk ka se si të mungojë braziliani Ederson. Nga krahët e prapavijës vijnë Walker e Ake, ndërsa në qendër janë Stones e Akanji. Para mbrojtjes janë Rodri e Mateo Kovacic, ndërsa më të avancuar në mesfushë Bernardo Silva, Matheus Nunes e Jack Grealish, ndërsa më majën e sulmit është “fantazisti” anglez, Phil Foden. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!