“Qytetarë që s’jetojnë firmosin transaksione miliona eurosh,” Meta për aferën e Inceneratorëve: S’keni parë as majën e ajsbergut

schedule13:49 - 12 Korrik, 2022

schedule 13:49 - 12 Korrik, 2022

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish sa i përket aferës së Inceneratorëve pasi të hënën dolën detaje të tjera nga skema e mashtrimit. Ndërsa kujtoi se qytetarë që s’jetojnë më po hedhin firma në transaksione miliona euroshe, kreu i shtetit e cilësoi aferën e inceneratorëve “babëzinë e shekullit.”

Ndërsa paralajmëroi se ende nuk është para as “maja e ajsbergut,” Meta pyeti sesi ka mundësi që sistemi ynë i bankave pranon firma nga njerëz që nuk jetojnë më dhe i bëri thirrje Kuvendit që të merret seriozisht me këtë çështje.

“Mbi 30 milionë euro çobanit në Greqi me rrogë 300 euro. Së fundi, për fat të keq, për të kuptuar dramaticitetin dhe kriminalitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie të shekullit, dje u zbuluan faktet edhe për një qytetare të ndjerë që është ndarë nga kjo botë të paktën para 5 vitesh. Kjo është ulëritëse, tronditëse. Një vend, një shtet, një qeveri që thotë që s’kemi ç’i bëjmë zjarrit se s’kemi lekë për helikopter. Ndërkohë, shohim një situatë kaq të rëndë të korrupsionit, flagrante, që është edhe më poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi, kur shohim se në këtë kohë krize, askush nuk mban përgjegjësi. Prej vitesh bëhen veprime të tilla bëhen bankave. Çfarë është ky sistem bankash që pranon firmat e njerëzve që nuk jetojnë më. Ku është krimi ekonomik? Institucioni i pastrimit të parave? Ftoj Kuvendin të merret më seriozisht . E qartë që ende s’ka dalë as maja e ajsbergut në aferën e shekullit,” tha Meta.

Kujtojmë se deputeti demokrat Belind Këllici, ka hedhur sot të tjera kauza kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai sot është rikthyer tek afera korruptive e inceneratorëve, duke thënë se 5.5 milionë euro qarkulluan me firmë të falsifikuar pas vdekjes të së ndjerës Gjysme Sermi. Këlliçi  i bëri apel SPAK të hetojë.