“Qytetarë që s’jetojnë firmosin transaksione”, Manja i përgjigjet Presidentit: Diçka tjetër ja prish gjumin Metës

schedule17:25 - 12 Korrik, 2022

schedule 17:25 - 12 Korrik, 2022

“Qytetarë që s’jetojnë më po hedhin firma në transaksione miliona euroshe.”

Kështu deklaroi kreu i shtetit, Ilir Meta ditën e sotme gjatë një konference për shtyp për sa i përket aferës së Inceneratorëve.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka vendosur t’i përgjigjet deklaratës së Presidentit Meta.

Lexo edhe: “Qytetarë që s’jetojnë firmosin transaksione miliona eurosh,” Meta për aferën e Inceneratorëve: S’keni parë as majën e ajsbergut

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”, shkruan Manja në Facebook.

Presidenti Meta paralajmëroi sot se as maja e ajsbergut nuk është parë dhe shtroi pyetjen se si ka mundësi që sistemi bankar pranon firma nga njerëz që nuk jetojnë më. Ai i bëri thirrje Kuvendit që të merret seriozisht me këtë çështje./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!