Qindra të vdekur nga tërmeti dhe cunami

schedule09:30 - 29 Shtator, 2018

schedule 09:30 - 29 Shtator, 2018

384 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani në Indonezi, pas cunamit të fuqishëm që goditi vendin këtë të premte. Për pasojë u aktivizua një tërmet me magnitudë 7.5 ballë duke shkaktuar dëme dhe tragjedi në këtë gadishull.

Dallgët u ngritën në lartësi mbi 3 metra dhe rrëshqitën nëpërmjet ishujve Palu dhe Sulavesi. Pamjet e shumta tregojnë njerëzit e tmerruar dhe qytetet të shkatërrruara. Sipas burimeve, të paktën 384 persona kanë humbur jetën dhe 350 të tjerë janë lënduar.

Akoma nuk është e qartë nëse vdekjet kanë ndodhur si pasojë e cunamit apo të tërmetit të shkaktuar nga ai. Në Palu jetojnë rreth 600,000 persona. Operacionet e shpëtimit ndodhen në dispozicion, por dëmtimet nëpër rrugë e bëjnë shumë të vështirë depërtimin e tyre në terren. Pritet që helikopterët të vijnë në ndihmë.

Indonezia është pre e tragjedive të shumta natyrore për shkak se ndodhet në Rrethin e Zjarrtë të Paqësorit. Zonë ku lëkundjet e nëndheshme dhe shpërthimet vullkanike ndodhin vazhdimisht. Më shumë se gjysma e vullkaneve sipërfaqësorë aktive në botë ndodhen në këtë “unazë”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!