Qindra të sëmurë me koronavirus në Greqi, tre persona humbin jetën brenda ditës

schedule17:33 - 20 Mars, 2020

schedule 17:33 - 20 Mars, 2020

Autoritetet e shëndetit në Greqi kanë publikuar shifrat e së premtes sa i përket rasteve të konfirmuar me koronavirus në vend.

Kështu, rezulton se në vendin fqinj janë regjistruar 31 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve me virusin shkon në 495 in total. Shifrat i ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në vend, Sotiris Tsiodras.

Sipas tij, brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona si pasojë koronavirusit.

Bëhet fjalë për tre burra të moshuar të cilët raportohet të kenë pasur sëmundje serioze të mëparshme. Numri total i viktimave në vend shkon në nëntë. Dy prej tyre ndërruan jetë në spitale të Athinës ndërsa një tjetër në një spital në Kooz. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!