Eksperti i arsmit, Ndriçim Mehmeti ka deklaruar në studion e “ABC News”, se studentët shqiptarë që studiojnë në vende të prekura nga COVID 19, janë braktisur nga shteti shqiptar. Ai i kërkoi ministres së Arsimit, Besa Shahini ti identifikojë dhe të mos mjaftohet vetëm me deklarata se ata janë mirë nga gjendja shëndetësore.
Gjithashtu ai theksoi se shteti nuk po bën asgjë për studentët. Ndërsa sa i përket planit financiar të prezantuar nga qeveria për të përballuar “luftën” me koronavirusin ai theksoi se është një plan pa transparencë.
” Familjet tona janë në vështirësi ekonomike. Ne nuk kemi të qartë se kush është paketat lehtësuese.
Me këto fasha orare që janë, vetëm të rrihesh me njëri-tjetrin. Qeveria nuk ka bërë një transparencë, fakti që ngelemi në kufi të një mungese informacioni, përpiqen ta lehtësojnë situatën.
Jemi në kushte që mund të kenë nevoja shumë të mëdha edhe nga ana psikologjike. Duhet bërë një vlerësim i popullsisë. Tani të gjithë po përpiqen të shpëtojnë shëndetin, edhe ne duhet të përpiqemi të lehtësojmë sa të jetë e mundur situatën”, u shpreh ai.
I ndalur te situata aktuale e zhvillimit të mësimit online ai theksoi se ka shumë nxënës që nuk i kanë kushtet për të zhvilluar mësimin online. Ka vende që nuk shkon fare interneti.
Në fund të biesdë ai theksoi se për studentët që jetojë jashtë vendit shteti duhet ti ndihnojë për sa kohë q ë nuk e bën do të ketë një faturë të lartë morale./abcnews.al