Mehmeti: Prindi paguan 100 shërbime për fëmijët dhe merr arsim të cunguar

schedule23:04 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 23:04 - 1 Dhjetor, 2021

Sekretari i PD për Arsimin Ndriçim Mehmeti ka deklaruar se shkollat në vendin tonë nuk ofrojnë kushte për nxënësit sa i përket aktiviteteve sociale.  I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC se në zonat rurale nuk ka valë dhe nxënësit privohen nga mësimi online.

“Shkolla jonë është gazebër që i merr nxënësit u bën mësim dhe i thotë ikni në shtëpi. Në cilin vend prindi paguan mësuesit, rojen, xhamin me lule që të zbukurohet shkolla dhe në fund merr një arsim të cunguar. Le ta heqim këtë që thashë unë.

A mund të më thotë mua dikush sa % në fshatrat e Tiranës kanë bërë mësim online. Shkojmë në Qafë Mollë ikin valët e telefonit. 7 km larg Tiranës. Mediat kanë dhe një problem tjetër. Vetë prindërit e kanë qejf që ka mësuar disa batuta. Emisione të caktuara nuk janë për të gjithë”, u shpreh Mehmeti. /Abcnews.al